LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kritikon ministrin Beqaj, arsyeja ishte se mungoi në mbledhjen e Qeverisë

Haradinaj kritikon ministrin Beqaj, arsyeja ishte se mungoi në mbledhjen e Qeverisë

Mungesa e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në mbledhjen e Qeverisë shkaktoi reagimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Teksa në emër të  Beqajt po fliste zëvendësi i tij Bujar Cakolli dhe po shqyrtohej propozimi për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, Haradinaj kërkoi të dijë se ku është ministri Beqaj.


“Zëvendësministër, a mos e din ku është ministri?. Propozoj  me shty, kur të vjen ai në mbledhje të Qeverisë. Jam kundër me aprovu, meqë ai është në Kosovë. E ka vlerësu një ngjarje më të rëndësishme se këtë, prapë është në Kosovë. Propozoj  me e shty. Kur të vjen ai shkojmë më tutje. I bën të fala shumë, i thuaj tjera ditë hajde këtu, në mbledhje të Qeverisë.  Nuk do të vazhdojmë këtu. Nuk është në rregull,  një ministër e vlerëson një aktivitet tjetër, më të rëndësishëm se takimin e  Qeverisë. A ai e ka ditur ditur që është mbledhja, sot një javë. S’mujm pa kufi me shku kështu. Nuk e kam personale me kerkond por,  a po e vazhdojmë punën si i ka hije Qeverisë , o po e lejmë. Vlen për secilin.  S’ka logjikë kështu. Nuk e di çka  është më me rëndësi se mbledhja e Qeverisë, për një ministër. Ai po e çon zëvendësin  po shkon tjetërkund. Ka mujt me çu zëvendësin atje ku është ai vet. Shtyhet kjo pikë e rendit të ditës dhe çdo herë do të sillem kështu”, tha ai.

Ndryshe, ministri Beqaj sot ka mbajtur një aktivitet në Prizren, me të cilin ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

I njëjti ka aktakuzë të ngritur në rastin e njohur si “Pronto”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori