LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kritikon ambasadorët e Kosovës: Interesohuni për vendin tuaj

Haradinaj kritikon ambasadorët e Kosovës: Interesohuni për vendin tuaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje.

Haradinaj në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se Kosova është e hapur të arrijë një marrëveshje me Serbinë.


Kreu i qeverisë ka folur edhe për disa projekte tjera si dhe për transformimin e FSK-së.

Ai ka thënë se FSK tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri.

“Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë  bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it  në Kosovë përjetësisht. Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s  vendeve të lira”, potencoi ai.

Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar.

“Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori