LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosovë të dua, do të shërbej me nderë dhe pa asnjë kusht

Haradinaj: Kosovë të dua, do të shërbej me nderë dhe pa asnjë kusht

Koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore. Hapja e fushatës u bë me intonimin e himnit kombëtar e pastaj edhe ati shtetëror.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmeve në sheshin “Skënderbe”, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj u zotua që do t’i shërbej Kosovës me nderë dhe pa asnjë kusht.


“Edhe unë jam biri yt Kosovë! Kosovë të dua. Kosovë do të shërbej me nderë dhe pa asnjë kusht, do të shërbej deri në sakrificë. Askush nuk ka me mund Kosovën. Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin, terrorizimin, lakminë e inatet tona. Kosova po na thërret që të kemi shtet ligjorë, ta zhvillojmë ekonominë e bujqësinë që të hamë bukë prej tokës tonë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar më tej që Kosova po na thërret që ta rrisim buxhetin e Kosovës, që t’i rrisim pagat e pensionet, që punëtorit t’i njihet përvoja e punës, që të mund ti marrim shtesat e fëmijëve, që të pastrehët të bëhen me shtëpi.

“Kosova po na thërret që ta ruajmë identitetin tonë kombëtar”, tha Haradinaj, duke folur edhe për arsimin, sportin e kulturën.

Haradinaj më tej ka shtuar se Amerika do të jetë dhe do të mbetet përgjithmonë “engjëlli ynë mbrojtës”.

“Kosova na ka thirr që me i dhanë qeveri. Ju kemi thirr këtu që Kosovës t’ia jepni fitoren dhe ta votoni listën tonë”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryeministër bëri thirrje që më 11 qershor të gjithë të votojnë fitoren e Kosovës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori