LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova kontribuese në stabilitetin rajonal dhe global

Haradinaj: Kosova kontribuese në stabilitetin rajonal dhe global

Në Konferencën për sigurinë globale, me theks të veçantë luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, e cila po mbahet në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth rolit konstruktiv dhe kontributit të Kosovës në bashkëpunimet rajonale dhe më gjerë, në funksion të krijimit të paqes dhe stabilitetit.

Kjo konferencë ndihmon ekipin e kombeve për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm, tha kryeministri i vendit.

Kryeministri Haradinaj, tha me këtë rast se komunitetet fetare dhe udhëheqësit fetarë do të vazhdojnë të jenë një nga partnerët më të rëndësishëm në luftën kundër mesazheve të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, dhe shtoi se do të vazhdohet të punohet ngushtë me udhëheqësit fetarë në forcimin e marrëdhënieve të komuniteteve të ndryshme fetare.

Duke folur rreth sfidave globale dhe hapave të ardhshëm në tejkalimin e tyre, Haradinaj tha se Republika e Kosovës ka miratuar  Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm si dhe planin e veprimit, duke qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Kryeministri Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të parandalojnë çfarëdo përhapje të ideologjive ekstremiste që kanë potencial të kalojnë në terrorizëm, dhe për këtë ka miratuar edhe Ligjin që iu ndalon qytetarëve pjesëmarrjen në luftërat e huaja.

Më tej, Haradinaj tha se ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë dukuri të cilat nuk e kanë një atdhe, nuk e kanë një lokacion të caktuar, por po paraqesin rrezik për botën bashkëkohore, për njerëzimin, për paqen dhe sidomos për njerëzit e pafajshëm.

Sipas kumtesës për media, në fund të fjalës së tij, kryeministri Haradinaj, ritheksoi kërkesën që Republika e Kosovës të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, sidomos në Interpol si dhe mundësinë e bashkëpunimit me Europolin në mënyrë që të jap kontributin e saj. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori