LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova duhet të kthehet shembull i respektimit të të drejtave të njeriut

Haradinaj: Kosova duhet të kthehet shembull i respektimit të të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me Grupin Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut e Kosovës, ka mbajtur sot një takim, ndërsa theksoi Kosova duhet të kthehet shembull i respektimit të të drejtave të njeriut.

Haradinaj tha se para dy dekadave qytetarëve të Kosovës u janë cenuar të drejtat e tyre.


“Tash kemi ligje edhe për atë duhet t’i respektojmë ato, duke e ditur se njihemi për bujari. Kosova duhet të kthehet në shembull të respektimit të të drejtave të njeriut”, tha Haradinaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica u shpreh se kjo Ministri është duke zbatuar ligjin për kategoritë e dala nga lufta, duke përfshirë kështu edhe viktimat e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Për të zbatuar këto, Kosova ka ndarë buxhet, janë të përfshira katër organizata. Komisioni është funksional dhe operon që nga 5 shkurti. Deri më tani kanë aplikuar 827 persona për t’u njohur statusi i tyre”, tha Reçica.

Sipas Reçicës, procesi i verifikimit të personave të dhunuar gjatë luftës ishte një proces shumë i gjatë.

Ndërsa, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra tha se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprime të shumta për të parandaluar kështu shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar plane për fëmijët e riatdhesuar. Janë afro 3400 fëmijë të riatdhesuar të cilët janë përfshirë në skemë”, tha Shkodra.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se që nga viti 2015 kanë vazhduar të rekomandojnë institucionet e Kosovës për respektimin e të drejtave të njeriut. ” Gjithsej janë 132 rekomandime, ku 11 janë të implementuara”, tha ai./

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori