LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj komenton deklaratat e Apostolovës për liberalizimin, thotë se këtë vit do të merret vendimi

Haradinaj komenton deklaratat e Apostolovës për liberalizimin, thotë se këtë vit do të merret vendimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila për Telegrafin ka thënë se Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave në mars të vitit të kaluar.

Sipas Haradinajt këtë vit do të merret vendimi.


“Lidhur me liberalizimin, unë e dëgjova edhe zonjën Apostolova për deklarimin e saj. E di që ka skeptik dhe të atillë që nuk kanë qejf me pa liberalizimin. Por jemi në punë. Gjatë muajit nëntor ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm që nuk do t’iu tregoi tani. Mirëpo ky proces përmbyllet që të merret vendimi këtë vit. Para se të shkojmë në shtëpi ne si qeveri do ta ndërmarrim pra një hap sa i përket vendimit, e hapi tjetër i mbetet qeverisë së re”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Apostolova për Telegrafin: Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve
Lexo po ashtu Apostolova për Telegrafin: Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve

Kujtojmë se Apostolova në intervistën dhënë Telegrafit theksoi se propozimi tani është në pritje të Shteteve Anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe se sipas saj është gjithashtu kruciale që Kosova të demonstrojë përpjekjet e vazhdueshme për sundimin e ligjit, migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin final të shteteve anëtare të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori