LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Investitorët u ankuan për mungesë të ligjeve dhe gjyqësor kredibil (Video)

Haradinaj: Investitorët u ankuan për mungesë të ligjeve dhe gjyqësor kredibil (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mungesa mos efikasiteti i gjykatave dhe shkalla e lartë e korrupsionit kanë qenë pengesat më të mëdha për investitorët potencial që të investojnë në Kosovë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me shtimin e zonave të lira ekonomike është pasuruar oferta për ndërmarrësit në Kosovë.


“Shumica e investitorëve janë ankuar për ligje, mungesë e gjyqësorit kredibil, shkalla e lartë e korrupsionit, tashmë është një fokusim në konsolidim të institucioneve të rendit dhe ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se Qeveria ka ndërmarr disa hapa që i stimulojnë prodhuesit vendor.

“Është politika tatimore që i liron prodhuesit nga lënda e parë, është përkrahja e prodhuesit për stimulimin e tyre. Janë bërë shumë veprime stimuluese financiare qoftë përmes Ministrisë së Inovacionit apo edhe përmes sektorëve të tjerë, përfshirë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në dhënien e subvencioneve”, u shpreh kryeminsitri Ramush Haradinaj.

Sipas tij, shtimi i zonave të lira ekonomike ka pasuruar ofertën për ndërmarrësit në Kosovë.

“Mundësi shumë e mirë për zhvillimin ekonomik janë edhe zonat e lira ekonomike të identifikuara dhe që janë ndarë specifikisht për investitorë apo ndërmarrës prodhues, si Parku i Biznesit në Prizren, Zona e Lirë Ekonomike në Gjakovë dhe zonat të tjera nëpër komuna. Është pasuruar oferta për ndërmarrësit në Kosovë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/