Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar ka bërë homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.


468490224 1131360105022003 3170700956181874904 n

“Për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar, homazhet në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan marrin një kuptim edhe më të thellë. Këtu, ku pushojnë heronjtë tanë, bashkëluftëtarët e mi me të cilët rrugëtuam bashkë në ditët e lavdisë, flamuri kuq e zi valëvitet krenar, duke lidhur sakrificën e tyre me betejat e Skënderbeut dhe urtësinë e Ismail Qemalit.

Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm për t'i mbrojtur dhe forcuar. Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen, për të përmbushur aspiratat e popullit dhe për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë tokë.

Në këtë ditë krenarie kombëtare, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën që nderon gjakun e sakrificën e heronjve”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/