LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e konsideron jetike për vendin, rritjen e cilësisë në arsim

Haradinaj e konsideron jetike për vendin, rritjen e cilësisë në arsim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në vend.

Haradinaj tha se është e rëndësisë jetike që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturën e domosdoshme për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë.


“Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e duhur për Rektoratin, Universitetet ekzistuese në vend dhe veçanërisht për studentët, që gjendja ne arsimin e lartë të përmirësohet dhe të shënohen rezultate konkrete në këtë fushë”, tha kryeministri Haradinaj, duke përmendur nevojën e reformave arsimore, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen aktuale.

Ndërkaq, Rektori Dema theksoi se situata aktuale në Universitetin e Prishtinës, nuk është e kënaqshme edhe përkundër faktit se është duke u punuar me mjaft përkushtim, duke radhitur sfidat me të cilat është duke u përballuar arsimi i lartë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori