LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dy lajme të shkëlqyeshme nga SHBA-të për Kosovën

Haradinaj: Dy lajme të shkëlqyeshme nga SHBA-të për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lajm të mirë ndarjen e një fondi prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate në fushën e sigurisëpër aleatët dhe partnerët e SHBA-së, ku përfshihet edhe Kosova.

Haradinaj, përmes një psotimi në Facebook, ka përmendur edhe diplomimin e dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Iowa të ShBA-ve.


“Dy lajme të shkëlqyeshme nga miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomimi i dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Ioëa të ShBA-ve. Poashtu, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s, Sekretari Blinken, ndau një fond prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate për aleatët dhe partnerët e saj, përfshi edhe Kosovën”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA.

Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori