LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i drejtohet nënës së vëllezërve Bytyqi: Djemtë tu erdhën në luftën çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj

Haradinaj i drejtohet nënës së vëllezërve Bytyqi: Djemtë tu erdhën në luftën çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj

Në 21-vjetorin e rënies, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka kujtuar tre dëshmorët e “Batalionit Atlantiku” Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, duke iu drejtuar nënës së tyre Bahrijes.

Haradinaj ka thënë se dhembjen e madhe për rënien e tre vëllezërve Bytyqi e ndan së bashku me familjen e tyre.

“E dashur nënë Bahrije, Familje Bytyqi dhe bashkëluftëtarë të ‘Batalionit Atlantiku’. Sot kur kujtojmë 21-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, të jeni të sigurt se dhembjen e madhe po e ndajmë së bashku. Djemtë tu, erdhën në Luftën Çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj. Ata i dhanë dimension të ri luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Telegrafi.

Kreu i AAK-së, ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuar drejtësi për  tre dëshmorët e “Batalionit Atlantiku”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për bijtë tuaj. Shpirti i tyre human, edukimi atdhedashës që e morën nga ju, heroizmi i tyre, do të përkujtohen përgjithmonë. Lavdi e përjetshme”, thotë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori