LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi është i paalternativë, duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse

Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi është i paalternativë, duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është pa alternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirës, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin edhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut, por që këto nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kërkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd.


Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Në kuadër të përkushtimit dhe angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në procesin e dialogut në Bruksel dhe zotimit për një transparencë më të madhe në raport me qytetarët e vendit për procesin në fjalë njoftoheni se delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi, dhe në përbërje të Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e Kryeministrit, Alban Dermaku, këshilltar politik i Kryeministrit, Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit dhe Blerand Stavileci, shef i stafit ë Kryeparlamentarit si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar vetëm një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përfshirë z. Thomas Busch, Desku për Kosovë në divizionin për Ballkanin Perëndimor / Këshilltar i Lartë për Dialogun Beograd-Prishtinë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, z. Kilian Wahl, Këshilltar Politik për Implementimin e Dialogut nga Zyra e BE-së në Kosovë si dhe Anna Maria Eleni, kryesuese e Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).

Në këtë takim është diskutuar për formën, modalitetet, strukturën teknike të dialogimit në të kaluarën dhe për të ardhmen, si dhe trajtimin e statusit aktual të marrëveshjeve të arritura.

Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin temat dhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut e që përfshijnë: lirinë e lëvizjes, bashkëpunimin rajonal, menaxhimin e integruar të kufirit, asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, revitalizimin e urës në Mitrovicë, Drejtësinë dhe Energjinë. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kërkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd.

Delegacioni i Kosovës me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasdites për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog.

Delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datë 17 janar 2018.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirr ai.

Dialogu është pa alternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirës, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori