LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dështimi i ndërtimit të ‘Kosovës së Re’ dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë

Haradinaj: Dështimi i ndërtimit të ‘Kosovës së Re’ dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë

Kompania amerikane Contour Global ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit 500 megavatësh “Kosova e Re”. Përveç tjerash, kompania ka deklaruar se nuk do të investojë më në projekte qymyri në botë.

Sipas planifikimeve, “Kosova e Re” do të prodhonte rrymë për të mbuluar gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, vend ky që tani më përballet me mungesë të dukshme të energjisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Ne nuk do të ndërtojmë ose përvetësojmë termocentrale nga qymyri në të ardhmën”, tha Contour Global në një njoftim për medie.

Contour Global ndërpret planet për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'
Lexo po ashtu Contour Global ndërpret planet për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'

Lidhur me këtë, ish-kryeminisri Ramush Haradinaj dështimin e këtij projekti e ka quajtur dërgim të mesazheve negative për investitorët amerikanë dhe më më gjërë.

“Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se ‘Kosova e Re’. Dështimi i ndërtimit të “Kosovës së Re” dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë

Në kohën e Qeverisë së Mashtrimit, Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara.

Tash investitori Contour Global tërhiqet nga investimi në energji. Kosova e Re ka qenë projekti dhe investimi më i madh direkt në Kosovë, me 1.3 miliardë Euro!

Ky projekt është bazuar në njërën prej pasurive kryesore të vendit tonë, rezervat e pesta të thëngjillit në botë, dhe do të zgjidhte problemin me furnizim stabil të energjisë në Kosovë. Për më shumë, ky projekt do të hapte 20 mijë vende të punës dhe do ta bënte Kosovën lider të energjisë.

Bizneset pohojnë që humbjet vjetore, për shkak të energjisë jo stabile janë mbi 300 milionë Euro! Teknologjia e planifikuar do të zvogëlonte ndotjen e ambientit, me zëvendësimin e termocentralit të vjetër , për 10 herë.

Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re. Dështimi i ndërtimit të Kosovës së Re dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë. /Telegrafi/