LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Deri në fund të vitit, lajme të mira për liberalizimin

Haradinaj: Deri në fund të vitit, lajme të mira për liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson fort se deri në fund të këtij viti do të ketë lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave, ani pse kur kishte ardhur në krye të ekzekutivit kishte thënë se brenda tre muajve mund të liberalizohen vizat.

Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova po avancon në këtë drejtim, porse pa përmbushjen e kritereve nuk do të mund të ndodh një gjë e tillë.

Haradinaj këto komente i bëri pas një vizite që i bëri Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“E vërtetë është që pa përmbushje të kritereve nuk pritet liberalizimi, por po ashtu është e vërtetë që Kosova po avancon, pikërisht në këto kritere. Ne e kemi takimin raportues, të Këshillit të MSA-së me 17 nëntor do të jem edhe vet me delegacionin e Kosovës, sepse jemi nikoqir të takimit… Mbaj shpresë shumë se deri në fund të vitit do të kemi lajme sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj, raporton Kosovapress.

Duke qenë se demarkacioni mes Kosovës e Malit të Zi, është kriter për liberalizimin e vizave, kryeministri Haradinaj tha se kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh.

Ai tha se kjo temë po lëvizë në drejtim të zgjidhjes së saj, porse ritheksoi se versioni aktual nuk i ka votat në Kuvend.

“Po ashtu për demarkacionin sikurse e dini nuk është një teme që po flen. Po lëvizet në atë temë. Sa më shpejt që t’i kemi rezultatet do të lëvizim. Mund të përfundoj kjo temë në arbitrazh për shkak se versioni ekzistues nuk ka votë, nuk ka përkrahje se besohet se është gabim, atëherë në momentin që biem dakord për arbitrazh duhet të konsiderohet edhe nga BE-ja si çështje e zgjidhur dhe besoj se kështu do të ndodh në një të ardhme shumë të afërt”, theksoi ai.

Kosova ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, si pasojë e kundërshtimeve të opozitës dhe mos arritjes së votave prej dy të tretave.

Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare e ka nënshkruar ish ministri i Punëve të Jashtme, tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi në vitin 2015. Të njëjtën Mali i Zi e ka ratifikuar menjëherë, derisa Kosova ende nuk po mund ta bëjë një gjë të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori