Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Anita Muçaj - Haradinaj, ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen e 40-të.

Ajo me këtë rast pranoi urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në rrjetet sociale, ndërsa një dedikim emocional nuk mungoi as nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ndarë një fotografi duke shkëmbyer puthje me partneren e tij, të cilën njëherësh e uroi edhe për përvjetorin e lindjes.

“Anita sot, urime gjithmonë/ RH”, ka shkruar ai.

Urimet ndërkohë nuk munguan krahas postimit as nga ndjekësit që numëron Haradinaj në rrjetin social, Facebook.

Moderatorja ditë më parë ka qenë pre e disa thashethemeve në lidhje me bashkëshortin e saj, gjë që e mohoi me një reagim të bërë në rrjetet sociale duke shtuar se ka 17 vite që është shumë mirë me Ramushin. /Telegrafi/