“Në fokus i kemi dhe kemi trajtuar kërkesat për zhvillimin e qyteteve tona, veçmas të kryeqytetit, siç është Ligji për Kryeqytetin, Pallatin e Rinisë, Sallën Koncertale, Unazën e Madhe të Kryeqytetit, por edhe kërkesat të tjera që kanë pasur Komunat e tjera. Po këtë fokus do ta vazhdojmë edhe në vitin që kemi hyrë dhe takimi i sotëm është i rëndësishëm për angazhimin tonë në tema të caktuara dhe rrugën që duhet ndjekur në realizimin e tyre”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin me kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se përgjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe adresuar një seri sfidash që kanë të bëjnë me zhvillimet në komuna, duke u përqendruar më shumë në çështjet e legjislacionit, por edhe kërkesa të tjera, që si qëllim kanë pasur vendimet e nivelit qeverisës për të mbështetur zhvillimin në nivel komunal.
“Aprovimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale; miratimi i mbi 50 vendime që adresojnë kërkesat e komunave, miratimi i 26 kërkesave për kthim të pronës dhe dhënien në shfrytëzim në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, janë disa nga veprimet konkrete që ne i kemi ndërmarrë gjatë vitit që po e lëmë pas”, shtoi Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se çdo kërkesë që është për interes të zhvillimit ekonomik, është adresuar me kujdes dhe po ashtu është punuar edhe në nivelin nacional, siç është rasti me Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane, si dhe Zonat tjera Ekonomike, si, Drenasi, Vushtrria dhe Malisheva.
Haradinaj tha se Qeveria është kujdesur me respekt për kërkesat e komunave dhe se në këtë vit duhet identifikuar punët që kanë mbetur, për të vazhduar me angazhim dhe rezultate konkrete.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se, granti prej nivelit qendror për komuna është duke u rritur në vazhdimësi, ngjashëm siç janë shtuar edhe projektet, falë donacioneve të marra.
“Shumë projekte në Komuna kanë mbetur peng në realizim, shkak i nivelit të ulët të inkasimit të të hyrave vetanake dhe këtu duhet fokusuar edhe angazhimi i nivelit lokal”, tha Ministri Hamza.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njëherit edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, shtoi se të gjitha rekomandimet e komunave janë inkorporuar në Projektligjin për Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim dhe Këmbim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me Komisionin Parlamentar për Vetëqeverisje Lokale, duke shpresuar se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, situata rreth zhvillimit ekonomik lokal, do të ndryshojë pozitivisht.
Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, tha se në këtë takim po lansohet prioriteti kryesor i vitit 2019, që është zhvillimi ekonomik lokal dhe në këtë frymë, Qeveria ka miratuar edhe Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019-2023 dhe tani është koha që gjithë atë që e kanë në Strategji, ta kthejnë në praktikë.
Kryetarët e Komunave, në fjalën para kryeministrit i kanë paraqitur çështjet e tyre që lidhen me temën “Zhvillimi ekonomik lokal” prioritetet në vitin 2019, me theks të veçantë sfidat që përballet secila komunë në fusha të ndryshme, e të cilat kërkojnë edhe mbështetjen e Qeverisë.
Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të bëhet një listë e punëve që duhet të kryhen dhe t’i adresojnë shqetësimet e tyre tek ministritë ku kërkohet përkrahja dhe të raportohet nëse ato ministri nuk i përfillin kërkesat.
Kryeministri në përfundim të këtij takimi tha se do të ishte mirë që një takim i tillë të mbahet një herë në dy tre muaj dhe ka propozuar që në takimin e radhës të aprovojnë listën e temave që i kanë detyra për këtë vit, pra ato që u përmenden sot, të nxirren në një listë të veprimeve dhe t’i konfirmojnë bashkë që pastaj të ndodh implementimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert