LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që sa më parë të zbardhen rrethanat e vdekjes së të riut nga Gjilani sot në Karantinën e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Haradinaj ka shkruar se me gjithë kërkesën e familjes dhe nevojës së tij për përkujdesje mjekësore, ky i ri është urdhëruar për karantinim.


Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ishin më vigjilente që tragjedi të tilla nga pakujdesia dhe indiferenca të mos ndodhin.

Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë

“I tronditur nga humbja tragjike e jetës së të riut nga Gjilani në Karantinën e Qendrës Studentore në Prishtinë. Me gjithë kërkesën e familjes dhe nevojës së tij për përkujdesje mjekësore, ky i ri është urdhëruar për karantinim.

Përkundër të gjithave, institucionet e Kosovës do të duhej të ishin më vigjilente që tragjedi të tilla nga pakujdesia dhe indiferenca të mos ndodhin, pikërisht në këtë kohë kur të gjithë jemi vënë në alarm dhe gatishmëri, që asnjë jetë të mos humbet nga papërgjegjshmëria. Bëj thirrje që sa më parë të zbardhen rrethanat e kësaj tragjedie. Ngushëllime të thella familjes Musliu”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori