LAJMI I FUNDIT:

Hapje e madhe, tri vijat globale Adidas, zbarkojnë në Prishtinë

Hapje e madhe, tri vijat globale Adidas, zbarkojnë në Prishtinë

Një moment i ri historik për sportin dhe të jetuarit me plot origjinalitet, Adidas Prishtinë vjen me hapjen e madhe të dyqanit në kryeqytet.

Ekipet që mbikëqyrin koncepti global të dyqaneve Adidas, tashmë janë në përfundim të punës, duke u siguruar që më 10 Mars (e diele), gjithçka të jetë gati për hapjen e madhe.

Pas një pune të palodhshme ndër vite, duke ofruar gjithmonë kualitetin dhe trendin global të Adidas, muaji Mars shënon hapin vendimtarë të hapjes së, Adidas Prishtinë. Koncept dyqani plotëson të gjitha kërkesat e një dyqani botërorë të, Adidas.

Asgjë nuk duket e rastit në raport me vijat dhe logon ikonë të Adidas, veshmbathje me të cilat Kosova është aq e familjarizuar, dhe jo rastësisht janë parë tek mega yjet botërore përfshirë Dua Lipa, Rita Ora, Pharell Williams, e mos të flasim për yjet botërore të sportit.

Këtë të diele, gjithçka do të jetë ndryshe në botën e sportit, pasi mbi 350 modele të mbathjeve, Adidas duke përfshirë mijëra e mijëra aksesorë dhe koleksione të veshjeve, Adidas, DJ, ambient sipas standardeve globale të, Adidas dhe një super atmosferë do të dominojnë në hapjen e madhe.

Adidas Prishtinë, hapet në Albi Mall duke filluar nga orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë super aktivitete që do të përcillen me zbritje 20% në të gjitha produktet, Adidas Prishtinë. Të tri vijat e Adidas Prishtinë, e kanë vetëm një rrugë në Albi Mall në hapjen e madhe.  /Telegrafi/

Artikull i sposorizuar