LAJMI I FUNDIT:

Hapja e tunelit nga të burgosurit në “Idrizovë”, janë pezulluar disa punonjës të burgut

Hapja e tunelit nga të burgosurit në “Idrizovë”, janë pezulluar disa punonjës të burgut

Drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, ka njoftuar se tashmë ka të punësuar të pezulluar, për shkak të hapjes së tunelit në këtë institucion ndëshkues-përmirësues.

Ai tha se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar, do të zbulojë pasi të dorëzohet akti prokuror, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”, tha për “Makfax” drejtori Jovanovski.

Spasovski: Para dy muajve kemi pasur informacione për tunelin në burgun e Idrizovës
Lexo po ashtu Spasovski: Para dy muajve kemi pasur informacione për tunelin në burgun e Idrizovës

Tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga MPB thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në gërmimin e tunelit morën pjesë tetë të burgosur, të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale. Tuneli ishte i gjatë 40 metra dhe i mbrojtur nga prishja.

Tuneli kishte filluar nga pjesa e hapur e burgut dhe çonte në gardhin e lartë mbrojtës. Punonjësit e burgut, ndonëse kishin indikacione se kishte lëvizje të dyshimtë të të dënuarve, e zbuluan tunelin kur filluan përgatitjet për prishjen e dhomave ndihmëse, përfshirë edhe atë për ruajtjen e qymyrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori