LAJMI I FUNDIT:

Hapet ‘Zona Aktive’ në Gostivar

Hapet ‘Zona Aktive’ në Gostivar

Me një solemnitet që u mbajt sonte në parkun e qytetit në Gostivar, u bë dorëzimi për përdorim i pikës së tetë ‘Coca Cola Zona aktive’, dhuratë e kompanisë Coca Cola dhe birrarisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapjen e kësaj pike kryetari i komunës së Gostivarit, tha se kjo pikë do të jetë me dobi shumë të madhe për qytetarët e Gostivarit të cilët do të kenë mundësi për sport dhe rekreacion falas.


Kjo zonë sporti ka pajisje bashkëkohore për fitnes të cilat do të jenë në dsipozicion të qytetarëve të Gostivarit 24 orë.

‘Zonën e vendosëm në një lokacion me qasje të lehtë për të gjithë qytetarët, dhe për një kohë të shkurtë këtu do të organizojmë edhe aktivitet sportive në bashkëpunim me profesionistë të sportit me qëllimin e vetëm që ky vend të bëhet vend për argëtim dhe socializim të qytetarëve’, tha Lambro Patçe, drejtor për marrëdhënie me publikun dhe komunikim i Birrarisë së Shkupit./Telegrafi/