LAJMI I FUNDIT:

Hapet rrjeti i famshëm i dyqaneve ‘Big Scoop’ në ‘Galeria Shopping Mall’ në Prizren

Hapet rrjeti i famshëm i dyqaneve ‘Big Scoop’ në ‘Galeria Shopping Mall’ në Prizren

Të mërkurën në ‘Galeria Shopping Mall’, në Prizren është hapur rrjeti i famshëm i dyqaneve ‘Big Scoop’.

Brendi i famshëm, pas Gjilanit dhe Prishtinës, është hapur edhe në qytetin e Prizrenit. Menaxheri Dren Shala ka theksuar se ata synojnë të zgjerohen edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sipas tij, ata janë ndër brendet e para që po zgjerohen edhe jashtë vendit, për të vazhduar në vendet e rajonit.

“Në këtë pikë kemi punësuar 20 persona, derisa në total në lokalet tona janë të punësuar rreth 60 persona”, ka shtuar ai.

Shala ka treguar se ata ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke filluar nga ëmbëlsirat, krepat, akulloret, freshjuice, waffle, milkshake, etj. /Telegrafi/