LAJMI I FUNDIT:

Hapet regjistrimit në shkollën e mesme për shkenca kompjuterike në Shkollën Finlandeze

Hapet regjistrimit në shkollën e mesme për shkenca kompjuterike në Shkollën Finlandeze

Për të gjithë prindërit e interesuar rreth shkollimit të fëmijëve të tyre në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësim-nxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë, atë Finlandeze, Shkolla Finlandeze, së fundmi e pasqyruar në CNN si një nga shkollat më inovative në botë, ka hapur regjistrimin edhe gjatë dy javëve të ardhshme për programin e saj të shkollës së mesme për shkenca kompjuterike.

Regjistrohu këtu për më shumë detaje

Duke zbatuar kurrikulën më të avancuar në botë të arsimit, programi i shkollës së mesme për shkenca kompjuterike synon avancimin dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve në të gjitha fushat e shkencave kompjuterike për përgatitje adekuate për studimet në të ardhmen dhe tregun e punës. Programi përfshin praktikën dhe zhvillimin e njohurive në laboratore të veçanta të IT-së me robotë, pajisje kompjuterike, rrjete, inteligjencë artificiale, realiteti virtual (Virtual Reality), por poashtu edhe në bashkëpunim me programe prestigjioze nga shkollat në Finlandë me kurse të avancuara të shkencave kompjuterike. Programi realizohet në bashkëpunim me Code School Finland dhe përdor programin e tyre për Inteligjencë Artificiale.

Përgjatë programit trevjeçar të shkollimit, nxënësit përfitojnë aftësi dhe njohuri në fusha të ndryshme si gjuhë programuese, zhvillim të rrjetave, zhvillim të webfaqeve, robotikë, kodim, e shumë të tjera. Duke marrë parasysh trendet e avancimit të teknologjisë së viteve të fundit dhe parashikimit të viteve të ardhshme, zhvillimi i profesioneve në këtë drejtim do të jetë në mesin e profesioneve më të kërkuara dhe më të paguara dhe sistemi finlandez përgatit nxënësit në mënyrën më të mirë të mundshme duke zhvilluar njëkohësisht edhe në lëndë matematikore, gjuhë, arte dhe muzikë përmes mësimit dhe aktiviteve atraktive.

Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo në Facebook.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori