LAJMI I FUNDIT:

Hapet portali unik i Gurmanisë, po vjen kanali 24-orësh vetëm me emisione të gatimit

Hapet portali unik i Gurmanisë, po vjen kanali 24-orësh vetëm me emisione të gatimit

Nuk ka shumë kohë prej se është paralajmëruar që së shpejti do të vjen kanali i parë i gatimit në gjuhën shqipe nga Artmotion dhe Gurmania Channel.

Por, këtij kanali televiziv, i cili me padurim po pritet nga adhuruesit e ushqimit, sapo i ka paraprirë hapja e portalit Gurmania.tv.


Për momentin bëhet e ditur se portali është ende në fazat fillestare, por do të pasurohet edhe më shumë me artikuj rreth gatimit pas lansimit të kanalit televiziv. Veç tjerash, portali do të sjell edhe shumë befasi për adhuruesit e ushqimit.

Sa i përket kanalit televiziv, vlen të ceket aty do të transmetohen rreth 14-16 emisione në baza ditore.

Emisionet janë të ndara në bazë të llojeve të ushqimit – p.sh., do të ketë emisione të veçanta për përgatitjen e pastave, për produkte të qumështit, për mish dhe skarë, për ushqim të shpejtë, etj.

Ndonëse transmetimi i këtij kanali do të fillon në muajin dhjetor, xhirimet e emisioneve, të cilat do të bëhen në Kosovë, Shqipëri, dhe Maqedoni,  do të fillojnë edhe pak kohë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar