LAJMI I FUNDIT:

Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik merr pjesë edhe Kosova

Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik merr pjesë edhe Kosova

Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik, në edicionin e 57, sivjet po merr pjesë edhe Kosova, duke u përfaqësuar nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministria e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa, i cili ishte i shoqëruar nga kuratorja Arta Agani dhe komisioneri Valon Ibraj. Prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori