LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i produkteve bujqësore: Zogaj: Blerjet e prodhimeve vendore fuqizojnë ekonominë

Hapet panairi i produkteve bujqësore: Zogaj: Blerjet e prodhimeve vendore fuqizojnë ekonominë

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës hapen Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. Në këtë organizim u vu në theks rëndësia e promovimit të produkteve vendore, derisa u bë thirrje për mbështetjen e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se ky panair ka rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, meqë sipas tij ka relevancë ekonomike, strategjike dhe sociale, kështu duke përmirësuar imazhin e Kosovës.


Ai tha se ky panair do ta shndërrojë Prishtinën në një qytet të rajonit, derisa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me komunën e Prishtinës dhe USAID-in, për të mundësuar një organizim të tillë.

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj u shpreh se ky panair do të sjellë atmosferë në Prishtinë, derisa shtoi se i njëjti do të jetë ‘një shesh i talentit tonë të krijimit dhe pasionit të prodhimeve vendore’.

Zogaj e quajti të shkëlqyeshme këtë mundësi të promovimit dhe nderimit të produkteve vendore, duke shtuar se këtu bëhen bashkë tradita dhe inovacioni.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë panairin duke potencuar se “çdo blerje e prodhimit vendor është fuqizim i ekonomisë vendore”. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori