Hapet në Prishtinë “Loriano” restaurant, refleksion i arkitekturës, shijes, ambientit dhe ekselencës! (Foto)

Sonte Prishtinës pritet t’i shtohet një top restorantet me plot elegancë e stil. Loriano Restaurant, i ndodhur në Rrugën B, një nga zonat që kohëve të fundit është shndërruar në vendin e kafe bar – restoranteve, vjen me një koncept dhe ofertë që do të vulosë standardin e restoranteve në kryeqytet.
I punuar me përkushtim të madh, Loriano Restaurant do të ofroj specialitet e kuzhinës italiane, por siç edhe potencojnë shefat e kuzhinës, gatimet tradicionale do të jenë gjithmonë pjesë e menysë – të rezervuara edhe për stafin ndërkombëtar që çdo ditë e më shumë po familjarizohet me këtë zonë.
Duke folur për kuzhinën Masterchefët e Loriano Restaurant garantojnë shijen italiane për çka Beka (shefi i kuzhinës) ka një përvojë të madhe duke punuar në top restorantet Italiane në NY, por edhe vende të tjera.
Duke qenë se hapja e restorantit bëhet sonte në orën 20:00, dizajneri Ilir Shehu, që tashmë ka konceptuar dhe realizuar një numër të madh të kafe – bareve në Prishtinë është duke shikuar nga afër edhe detajet e fundit. Ndërsa nxjerr në pah përparësitë që do t’i ketë Loriano Restaurant, kuzhinën – prej nga edhe vjen shija e vërtetë; enterieri i përzgjedhur sipas standardeve të top restoranteve dhe harmoninë që sjellin ngjyrat në ambientet e restaurantit ekskluziv – Loriano.
Shehu shton se janë 3 hapësira të integruara në një vend, që varësisht nga kërkesat mund të operojnë edhe si të ndara.
Hapja do të jetë një moment i shënuar edhe për pronaret e Loriano Restaurant, vëllezërit Kabashi. Kjo që do të përurojmë sonte mund ta quajmë një mision të kompletuar. Ne vijmë nga ndërtimet e komplekseve të mëdha banesore, mirëpo Loriano nuk mund të mos hyjë në këtë kategori. Nuk është kursyer në asnjë vijë të restorantit dhe besojmë që gurmanëve, afaristëve, ndërmarrësve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës do t’ju dhurohet një vend meritor, thotë Bali Kabashi që është bashkëpronar në Cima Construction.
Në anën tjetër, me një dinamikë të madhe, Arsimi bashkëpronar në Cima Construction, që të gjithë e njohin si Cima, thotë se tash e 3-4 javë shumë pak është marr me ndërtime të larta. Cima, duke qeshur thotë se sikur ta dija që Restoranti do të kishte kaq shumë punë, ndoshta edhe do ta shqyrtonte ofertën e hapjes së Loriano Restaurant.
Nën këtë atmosferë sonte pritet të hapet në orën 20:00 në rrugën B, Loriano Restaurant me muzikë, mysafir të zgjedhur, të ftuar special dhe me ushqimet më të mira që do të mbajnë vulën e një restoranti ekskluziv në kryeqytet, teksa të gjithë që duan të shijojnë atraksionin e prezencës në “Loriano” restaurant, janë të mirëpritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Fëmijët do të kënaqen: Ëmbëlsira e lehtë, që gatuhet shpejtë

Bakllava e shpejtë

Tavë dheu

Krem-supë me brokoli, një kënaqësi e shijshme me pak kalori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja