LAJMI I FUNDIT:

Hapet marketi i ri “Tinex” në Tetovë

Hapet marketi i ri “Tinex” në Tetovë

Nga sot, 23 shkurt 2024, në Tetovë është hapur marketi i ri “Tinex”. Marketi i ri modern ndodhet në rrugën “JNA” 1 (Dervish Cara). Tash e tutje, banorët e Tetovës do të kenë një market të pajisur mirë ku do të mund të bëjnë pazar në një atmosferë të këndshme dhe të blejnë produktet e dëshiruara me çmime fantastike.

Funksionaliteti i lartë dhe dizajni estetik i brendshëm janë të integruara në market, për t’i ofruar konsumatorëve blerje të lehtë dhe komode. Produktet janë të pozicionuara sipas standardeve botërore për disponueshmëri të lehtë, dhe shenjat në market janë lehtësisht të dukshme dhe i lejojnë blerësit të gjejnë shpejt produktet e tyre të preferuara.

Në market mund të gjeni produkte me origjinë vendase, por edhe produkte të importuara që gjenden vetëm në marketet Tinex. Përveç reparteve të rregullta me një gamë të gjerë prej mbi 3500 produkteve, marketi ka një shitore ushqimore me furnizim të pasur me fruta dhe perime të freskëta dhe mishtore ku mund të blini mish të freskët dhe cilësor, mish të përpunuar, delikatesë dhe ushqime të qumështit në çdo kohë dhe një departament për ushqim të shëndetshëm.

Sipërfaqja e marketit “Tinex” është 350 m2 dhe konsumatorët shërbehen nga 13 punonjës në 2 kasa.

Me rastin e hapjes janë përgatitur shumë aksione, zbritje dhe dhurata në periudhën prej 23 shkurtit deri më 08 mars 2024 (shih linkun: https://online.fliphtml5.com/emour/bwwc/)

Mirësevini në marketin e ri “Tinex” në Tetovë.

Artikull i sponzorizuar