LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për çmimet vjetore të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

Hapet konkursi për çmimet vjetore të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë tradicionalisht çdo vit ndanë dy çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, dhe çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”. Nga 2020-ta, me vendim të Bordit Drejtues, SHGM filloi me ndarjen e çmimit për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për gazetarët nga brendia e Maqedonisë së Veriut.

1. Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në aplikimin, përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dërgohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë maqedonase.


2. Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese paraqiten me vetiniciativë ose me propozohen nga tre gazetarë. Produktet mediatike duhet të jenë hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2022, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale, të mbështetura në fakte dhe të provuara nga burime të ndryshme të informatave. Aplikimi duhet të përmbajë jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.

3. Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2022 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodentë në mediat kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë. Edhe për këtë çmim mund të dërgohen jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.

Në aplikimin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale duhet të dërgohet lidhëze funksionale nga storjet e publikuara, ndërsa nëse dërgohet materiali nëpërmjet postës atëherë storja duhet të jetë në formë të shkruar ose të incizuar në CD / USB.

Aplikimet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 21 shkurt të vitit 2023 përmes:

– Postës elektronike në: contact@znm.org.mk, personi për kontakt është: Elizabeta Stojanovik – 02/3298-139. Në pjesën e titullit të postës elektronike duhet të shkruajë “PËR SHPËRBIMIN E SHGM” dhe çdo aplikant do të marrë një mesazh kthimi për pranim.

– Postës në adresën: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski zid, blok 13, 1000 Shkup, RMV. Paraqitjet duhet të shënohen: “Për ÇMIMET” në pjesën e titullit të postës elektronike ose në zarf. Fituesi i çmimit për vepër jetësore do të shpërblehet me plaketë, ndërsa fituesit e çmimeve për storjen më të mirë hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2021 do të shpërblehen me plaketë dhe me 1,000 EUR në kundërvlerë denari.

Përzgjedhjen e fituesve do ta bëjë Komision i veçantë për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori