LAJMI I FUNDIT:

Hapet java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm (Foto)

Hapet java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm (Foto)

Sot është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.

Numri i pjesëmarrësve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinj, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.


Gjatë kësaj jave të rinjtë do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale. Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në tremijë euro për zhvillim të mëtutjeshëm.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është pjesë e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga STIKK dhe Syrit të Vizionit,