LAJMI I FUNDIT:

Hapet hoteli më ekskluziv në Shëngjin, Kompania Turistike Shpejtimi vjen me super oferta!

Hapet hoteli më ekskluziv në Shëngjin, Kompania Turistike Shpejtimi vjen me super oferta!

Në zemër të Ranës së Hedhun, një nga perlat natyrore të bregdetit shqiptar, ka hapur dyert një prej hoteleve më modernë dhe luksozë të këtij sezoni: “Illyonis” Hotel.

Me një pozicion panoramik buzë detit dhe arkitekturë bashkëkohore, ky hotel ofron një eksperiencë unike për pushuesit që kërkojnë relaks, elegancë dhe komoditet në çdo detaj.

Duke qenë një nga agjencitë më të njohura për organizimin e pushimeve cilësore, Kompania Turistike Shpejtimi vjen këtë verë me oferta speciale për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë ditë të paharrueshme në këtë destinacion të mrekullueshëm.

Pavarësisht nëse udhëtoni në çift, me miq apo me familje, Shpejtimi ofron paketa të personalizuara që përfshijnë çmime të përshtatshme dhe shërbime premium.

Çmimet për dhomat me pamje nga deti variojnë nga 90 euro për person për dhomat familjare 1+1, deri në 130 euro për dhomat dyshe.

Ndërsa dhomat standarte ofrohen me tarifa që fillojnë nga 80 euro për person dhe shkojnë deri në 120 euro.

Fëmijët deri në moshën 2.99 vjeç akomodohen falas, ndërsa për ata nga 3 deri në 10 vjeç ofrohet një zbritje prej 50%, duke e bërë këtë ofertë shumë të favorshme për familjet.

Paketa përfshin jo vetëm akomodimin dhe mëngjesin e pasur, por edhe akses të lirë në Spa, Fitness Center, plazh privat me çadër dhe shezllon, si dhe parking të sigurt.

Të gjitha këto e bëjnë “Illyonis” Hotel një zgjedhje të shkëlqyer për një pushim relaksues dhe të mbushur me kujtime të bukura.

Për ata që kërkojnë diçka më shumë se thjesht një vend për të kaluar pushimet, ofertat e Kompanisë Turistike Shpejtimi në hotelin “Illyonis” janë mundësia ideale për të shijuar luksin dhe qetësinë në një nga destinacionet më të veçanta të bregdetit shqiptar.

📞 Për informata dhe rezervime: www.shpejtimi.net

📱 Viber/Whatsapp:

+383 44 184-195

+383 49 184-195

+383 48 184-195

+383 45 184-195

💶 Pagesat mund të bëhen në këto lokacione:

-Prishtinë, Bulevardi Bill Clinton – Dardani (038 610 081)

-Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642)

-Prizren, Hyrja e stacionit të autobusëve (029 225 055)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Ekonomi
Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Ekonomi
Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

Ekonomi
Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Ekonomi
Ujë Mokne sjell freskinë e Bjeshkëve në Sunny Hill Festival me dizajni i ri

Ujë Mokne sjell freskinë e Bjeshkëve në Sunny Hill Festival me dizajni i ri "Sunny Hill/Summer Edition"

Ekonomi
Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Ekonomi
Kalo në kategori