LAJMI I FUNDIT:

​Hapet ekspozita me dokumente arkivore kushtuar veprës së Hasan Prishtinës

​Hapet ekspozita me dokumente arkivore kushtuar veprës së Hasan Prishtinës

Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, është hapur ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

Me logon Hasan Prishtina, Hasan Shkupi dhe Hasan Tirana, miq dhe veprimtarë të shumtë kanë kujtuar veprat e tij të shumta, të cilët kanë kujtuar edhe veprat e tij kur ishte edhe kryeministër në Shqipëri.


Kjo ekspozitë u mundësua nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve me seli në Shkup dhe arkivit shtetëror me seli në Tiranë.

Drejtori i IKSHKSH-së Skënder Hasani, tha se ky institut 2021 e shpalli vitin e Hasan Prishtinës, e më pas ai tregoi arsyet se pse u quajt Hasan Prishtina, Hasan Tirana dhe Hasan Shkupi.

“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (IKSHKSH) në Shkup në vitin 2021 e shpalli vitin e Hasan Prishtinës, 100- vjetori i qenies së tij kryeministër i Shqipërisë londineze, por me synim që të kthehen pozicionet. Kjo moto që e kemi shkruar Hasan Shkupi, Prishtina dhe Tirana çfarë kuptimi ka? Hasan Prishtina jetonte në Shkup, vepronte në Shkup dhe udhëheqtë lëvizjen kombëtare shqiptare në Shkup. Nën dy pse Prishtina, për shkak se e kishte prefiksin Hasan Prishtina dhe nder ishte që edhe gjatë periudhës së Rilindjes deri më tani ishte një lëvizje kombëtare, por edhe lufta e fundit ishte princip nga Hasan Prishtina për mobilizim dhe rezistencë, ndërsa pse Tirana sepse në Tiranë ai u bë kryeministër”, ka thënë ai.

Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), thotë se Hasan Prishtina është personalitet që kulmoi në çlirimin e Shkupit.

“Hasan Prishtina ishte deputet shqiptar në parlamentin osman, jo të gjithë deputetët që ishin aty ishin deputetë shqiptarë, kishte shumë të cilët ishin deputetë osmanë me origjinë shqiptare, nuk është rasti i Hasan Prishtinës udhëheqësit ideologjik të nacionalizmit shqiptar së bashku me shumë veprimtarë tjerë të Rilindjes dhe ndër momentet e Hasan Prishtina është një gjetje shumë e mirë e pasardhësve, institutit dhe të tjerëve që e prezantojnë Hasan Shkupi, Hasan Prishtina dhe Hasan Tirana. Është individi, i cili frymëzoi kryengritjen e Shqipërisë së Veriut, që kulmoi në çlirimin e Shkupit, Shkupi është çliruar nga shqiptarët, ky është një fakt historik dhe Hasan Prishtina ka një rol të jashtëzakonshëm”, ka shtuar Bido.

Përfaqësuesi i trungut familjar të Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, potencon se logoja e cila përmban tre mbiemra të këtij veprimtari, është logo e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Logoja që e kemi këtu para nesh, Hasan Prishtina, Shkupi dhe Tirana ishte logoja e 100-vjetorit me të cilën rrugëtuam ne një grup familjarësh, të cilët e kanë sjellë këtë ditë që ne sot po e gëzojmë. Pra, Hasan Prishtina është në Prishtinë, Hasan Shkupi është në Shkup dhe Hasan Tirana është në Tiranë. Ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës që po e shpalosin sot para jush vjen si rezultat i një bashkëpunimit të frytshëm të IKSHKSH-së në Maqedoni me seli në Shkup dhe Arkivit Qendror të shtetit shqiptar”, tha ai.1

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Gazmend Boletini, familjar i heroit Isa Boletinit.

“Do të doja të ndalesha te Mehmet Prishtina, një mik i imi i madh, ne jemi bashkë që 10 vjet qysh nga 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë kemi vazhduar rrugëtimin e të parëve tonë dhe kemi gjetur bashkëpunim në mesin e shqiptarëve mbështetjen me argumente e fotografi, edhe pse ato i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, është një pasuri e madhe që ne do t’ia lëmë dhe shqiptarëve në përgjithësi Kosovës. Mehmet Prishtina e meriton një falënderim të jashtëzakonshëm, i cili në rrugën e Hasan Prishtinës ka punuar dhe punon,” tha Boletini.

Ndryshe, paraditen e sotme është hapur ekspozita për veprën dhe jetën e Hasan Prishtinës në Shkup, dhe nesër e njëjta do të hapet në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori