LAJMI I FUNDIT:

Hapet edhe një pikë e re e AZTECH, shtëpia e elektronikës tani edhe në Vushtrri

Hapet edhe një pikë e re e AZTECH, shtëpia e elektronikës tani edhe në Vushtrri

Kompania me rrjetin më të madh të dyqaneve të elektronikës, Aztech, ka konfirmuar hapjen e pikës më të re në Vushtrri dhe atë menjëherë me çmime promocionale.

Aztech tani vjen edhe në qytetin e Vushtrrisë dhe hapja do të bëhet me ofertë me çmime provuese.

Hapja do të bëhet në Vushtrri të premten më 31 maj në ora 14:00 ndërsa lokacioni i pikës më të re të Aztech është te magjistralja Prishtinë – Vushtrri (brenda në Interex).

Ky dyqan në Vushtrri ka 300 metra katror dhe ofron ambient me standard të lartë dhe staf profesional të gatshëm që në çdo kohë të shërbejë konsumatorin.

Me zgjerimin e rrjetit të dyqaneve AZTECH dëshiron që të jetë në secilin qytet të Kosovës, me qëllim që t’i ofrohet sa më afër klientëve të saj, dhe po ashtu ka synim zhvillimin ekonomik të vendit, duke punësuar shumë të rinjë.

AZTECH garanton angazhim maksimal në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve me çmime më të volitshme në tregun e Kosovës.

Të sigurtë në cilësinë e produkteve AZTECH vazhdon të sjellë shumë risi. Po ashtu vazhdon të jetë përfaqësues i markave të njohura botërore si: Samsung, Philips, Sharp, Hugo, Electrolux, Clatronics etj.

Prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që të vizitojnë këtë pikë të shitjes dhe të përfitojnë nga oferta e jashtëzakonshme në dyqanin më të ri të elektroshtëpiakeve. /Telegrafi/

Artikull i sponsorizuar