LAJMI I FUNDIT:

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Prishtina tani me dyqan bamirës të dorës së dytë duke filluar nga sot. Dyqani për bamirësi “Teshavesha” u hap nga fondacioni humnaitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” tek zyret e SCAAK/ShKÇAK.

Sipas një njoftim, dyqani ‘Teshavesha” ka grumbulluar për më se një javë rroba të mirëmbajtura dhe të pastërta nga qytetarët bamirës të vendeve të ndryshme të Kosovës në formën e donacionit të cilat tashmë shiten me çmime simbolike për nënat dhe fëmijët në nevojë. Iniciativës iu bashkëngjiten dhe e mbështetën edhe mjaft personalitete të modës si Agnesa Vuthaj, Egzon Kazagiqi, si dhe partnerë të tjerë si SCAAK, American School of Kosova, VM3 dhe Origano Balloons.


“Prindër të dashur, tani keni mundesinë që së bashku me fëmijët tuaj të kontribuoni për një qëllim të mirë. Përdoreni këtë iniciativë të mësoni edhe fëmijët tuaj të jenë humanitarë. Jemi më të gëzuar kur shohim që humaniteti ynë përcillet gjeneratë pas gjenerate. Jemi më të lumtur nëse jemi pjesë e saj,” shprehet Ardiana Bunjaku, Kryetare e Bordit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Dyqani për bamirësi Teshavesha punëson gra të margjinalizuara, shet rroba të gjinive, moshave e brendeve të ndryshme me çmime të lira si dhe ndihmon nënat dhe fëmijët, të gjitha në një” deklaron Janine Mehmeti, koordinatore e eventeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë e mbathje të cilat pastaj shiten me çmime simbolike dhe të hyrat nga shitjet në dyqan ndihmojnë nënat dhe fëmijët. Dyqani ndodhet prapa sheshit Zahir Pajaziti, rruga Sylejman Vokshi nr.14 (tek zyret e SCAAK) dhe do të jetë i hapur vazhdimisht nga ora 10.00-19.00 çdo të hënë deri të premte dhe me orar të shkurtuar ditëve të shtuna. Ndërkaq mbledhja e gjësendeve të cilat pastaj selektohen dhe shiten në dyqan bëhet në zyret e SCAAK, American School of Kosova (ASK) ose direkt në zyret e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. /Telegrafi/

13613110_807815529319021_6504345935595993301_o