LAJMI I FUNDIT:

Hapet “Art Basel”, panairi më i madh i artit

Hapet “Art Basel”, panairi më i madh i artit

“Art Basel”, panairi më i madh ndërkombëtar i artit, është vendi ku koleksionistët e pasur mblidhen çdo vit. Ai i ka hapur dyert të enjten në Bazel të Zvicrës, në një klimë disi të paqartë pavarësisht shitjeve spektakolare të kohëve të fundit.


Për edicionin e tij të pestë, organizatorët kanë i kanë rezervuar vendin e nderit artistëve pjesëmarrës, në pjesën e panairit që i rezervohet veprave monumentale që blihen nga muze ose nga koleksionistë privatë shumë të mëdhenj.

Ndryshe nga bienalja e Venecias, ku disa koleksionistë shkojnë zakonisht pas ndalimit në Bazel, “Art Basel” është mbi të gjitha një event komercial.

Në hapësirën e rezervuar për galeritë, që mirëpret koleksionistët e pasur dy ditë para hapjes për publikun, veprat më të bukura gjejnë zakonisht pronarët e rinj në vetëm pak orë. Janë 290 galeri që përfaqësojnë rreth 4,000 artistë në panairin e Bazelit që do të qëndrojë i hapur deri më 16 qershor. /Top Channel/