Stafi që shërben në aeroplan, i kanë dhomat e tyre të veçanta nëpër të cilat shkojnë për të pushuar dhe fjetur, pas fluturimeve të gjata.

Dhoma që zakonisht janë sipër klasës së biznesit apo pjesë ku pilotohet fluturakja, duhet të hapen me qelës apo me formulimin e kodit nëpër butona, transmeton Telegrafi.


Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto 2 Dhomat sekrete në pjesën e sipërme të aeroplanit

Kur hapen dyert që nuk kanë pamjen e zakonshme, dalin shkallët spirale që dërgojnë te korridoret e ngushta ku mund të lëvizë vetëm një person.

Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto 3 Shkallët prapa dyerve të fshehta

Në Boeing 773 mund të hyhet në këto dhoma, përmes kapakut që duket sikur të jetë mbyllësi i hapësirës për të lënë bagazhin.

Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto 4 Dera që duket si kapak i dollapit të bagazhit

Dhomat e stjuardesave në Boeing 777 dhe 787 kanë nga gjashtë deri në tetë shtretër, por nuk kanë dritare.

Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto 5 Vendi ku pushojnë stjuardesat

Afër tyre janë dollapët e vegjël ku lënë gjërat personale, si dhe nga një llambë për ndriçim.

Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto 6 Piloti duke pushuar në dhomën e tij

Vendet ku pushojnë pilotët janë më të mëdha, me dritare dhe kanë tualet brenda.

Hapësirat sekrete në aeroplan që shfrytëzohet vetëm nga stafi foto Gjatë pushimit mes fluturimeve

Këto hapësira shfrytëzohen kur ndërrohen turnet, gjatë pushimit të fluturimeve dhe në rast të anulimeve të mundshme. /Telegrafi/