Hapësirat e gjelbra publike kanë ndikim pozitiv në shëndetin dhe në mirëqenien e grupeve të ndryshme të komunitetit që jetojnë në qytete.
Nga Ec Ma Ndryshe përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se edhe pse studimet tregojnë se dobitë e këtyre hapësirave janë të shumanshme, të dhënat e publikuara në Raportin e Performancës së Komunave të Kosovës për vitin 2023 tregojnë se në këtë fushë ka nevojë për përmirësime të mëtejme.
Tutje thuhet se matja e vitit 2023 është realizuar në 16 fusha të kompetencave komunale, me gjithsej 93 tregues.
“Elementet e matjes së performancës shprehin grupin e të drejtave dhe obligimeve që komunat i ushtrojnë në shërbim të qytetarëve mbi bazën e kompetencave ligjore. Indikatorët e përdorur japin informacione të konsiderueshme për nivelin e shërbimeve të ofruara.
Të dhënat e fituara, sipas Raportit, japin indikacione të rëndësishme për menaxhmetin e komunës për të shtrirë prioritetet në sektorët më pak të zhvilluar.
Ato ndihmojnë që komunat të përmirësojnë planifikimin dhe të orientojnë prioritetet e tyre në sektorët e nevojshëm për vitet e ardhshme.
Sistemi, sipas Raportit, shërben edhe për autoritetet qendrore për të planifikuar dhe orientuar politikat në sektorët në nevojë, sipas vlerësimeve reale, kritereve të qarta, ashtu që shpërndarja e investimeve të bëhet në mënyrë të drejtë dhe objektive”, thuhet në njoftim.
Në këtë raport, sipas Ec Ma Ndryshe janë paraqitur disa fusha të performancës me nevojë të madhe për rritjen e performancës.
“Në mesin e tyre figuron edhe Hapësira Publike.
Në kuadër të fushës Hapësira Publike janë matur hapësirat publike të cilat janë me interes për qytetarët, menaxhohen nga komunat dhe të cilat ndikojnë në cilësinë dhe standardin e jetesës së qytetarëve”.
Performanca e përgjithshme sipas të dhënave të ofruara nga komunat është 51.59 për qind.
“Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat ndër të tjera janë kompetente për ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komunat në nivel maksimal prej 100 për qind janë 4 komuna të cilat e kanë ofruar këtë shërbim për qytetarët e vet, ndërsa për 6 komuna ende mbetet sfidë ofrimi i këtij shërbimi dhe si rrjedhojë janë vlerësuar me 0”, shkruan në raport.
Nga Ec Ma Ndryshe thonë se komunat Ferizaj, Dragash, Junik dhe Suharekë kanë arritur performancë maksimale me 100 për qind, derisa nën mesataren prej 51.59 për qind janë renditur Prizreni, Mitrovica, Kamenica, Vitia, Fushë Kosova, Peja, Malisheva, Shtimja, Podujeva, ndërkohë që Deçani, Gjilani, Parteshi, Prishtina, Shtërpca dhe Mitrovica Veri janë vlerësuar me 0.
“Sipas një publikimi të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, hapësirat e gjelbra janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve ( burimi: https://www.eea.europa.eu/highlights/how-green-are-european-cities).
Aty thuhet se hapësirat e tilla më cilësi të lartë, si parqet, kopshtet dhe brigjet e lumenjve janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos të moshuarve, fëmijëve dhe atyre me të hyra të ulëta, meqë këto grupe të komunitetit kanë mundësi më të kufizuara për të qenë në kontakt me natyrën.
Prandaj edhe sqarohet se si njerëzit i përdorin këto hapësira të gjelbra për ushtrime fizike e ndërveprim social, por edhe për relaks e qetësi mendore. Ndërkaq për dobitë thuhet se ato nisin prej uljes së rrezikut të obezitetit te fëmijët dhe shkojnë deri te shëndeti më i mirë kardiovaskular e shkallë më të ulëta të depresionit te të rriturit”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu krahas kësaj, parqet, drunjtë dhe hapësirat tjera të gjelbra përmirësojnë cilësinë e ajrit, reduktojnë zhurmën, ofrojnë freski gjatë ditëve të nxehta dhe përforcojnë biodiversitetin në zonat urbane.
“Pabarazia në ofrimin e këtyre hapësirave apo qasjes në to ekziston edhe në Evropë, ku qytetet në veri dhe në perëndim kanë tendencë që të kenë më shumë hapësira të tilla në krahasim me ato në jug dhe lindje të Evropës.
OBSh-ja ka rekomanduar se njerëzit duhet të banojnë së paku brenda distancës prej 300 metrave (ecje 5 minutëshe) nga hapësirat e gjelbra, ndërkohë që ato duhet të jenë të qasshme për të gjitha grupet e komunitetit (burimi: https://iris.who.int/bitstream/handle/10665/344116/9789289052498-eng.pdf)”.
Prandaj, EC Ma Ndryshe rekomandon komunat e Kosovës, sidomos ato që kanë treguar performancë nën nivelin mesatar në fushën e hapësirave publike gjatë vitit 2023 që të ndërmarrin hapa për përmirësime të dukshme në këtë fushë, gjithnjë duke i zbatuar edhe praktikat e mira në këtë drejtim.
Bazuar edhe në përvojat e deritanishme, EC i bën thirrje komunave që të përfshijnë komunitetin si në dizajnimin ashtu edhe për menaxhimin e këtyre hapësirave me qëllim të përmbushjes së nevojave të grupeve të ndryshme të komunitetit por edhe përforcimit të ndjenjës së pronësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!