Pse mund të ndodhë? Si do të ngjante një luftë hapësinore? Si po reagon SHBA? A e ka seriozisht Trump? A do të shpërthejë lufta?
Kina, Rusia dhe SHBA po konkurrojnë për avantazh ushtarak në orbitë. Agjencitë amerikane të spiunazhit paralajmëruan në shkurt se Kina dhe Rusia po zhvillojnë raketa balistike, si dhe armë të tjerë, që mund të përdoren për të goditur satelitë amerikanë “në vitet e ardhshme”. Të dy vendet kanë testuar tashmë me sukses teknologji të luftës hapësinore.
Në vitin 2007, Kina përdori një raketë për të rrëzuar një prej satelitëve të vet të vjetëruar, i cili vinte në orbitë 537 milje mbi Planetin Tokë.
Rusia kreu me sukses një testim fluturimi për një raketë antisatelitore në vitin 2015.
SHBA i ka zotëruar këto kapacitete prej kohësh. Në vitin 1985, një avion luftarak amerikan lëshoi me sukses një raketë drejt një sateliti shkencor amerikan.
“Hapësira nuk është më një vend paqësor”, thotë Deborah Lee James, sekretare e Forcës Ajrore në kohën e presidentit Obama. “Ekziston një mundësi reale që një konflikt këtu në Tokë, të shtrihet më tej edhe në hapësirë”.
Pse mund të ndodhë?
Hapësira është jetike strategjikisht. Rreth 1700 satelitë aktivë aktualisht ndodhen në orbitë përreth Tokës – pothuaj gjysma janë dërguar nga SHBA – dhe ata janë kritikë për ekonominë dhe veprimtarinë e përditshme të jetës moderne.
Satelitët e GPS të Forcës Ajrore Amerikane – 33 të tillë – ofrojnë sinjale kohore që përdoren nga tregtarët e bursës dhe rrjetet celulare, si dhe aplikacione navigimi si Google Maps apo Uber.
Parashikimet e motit, videokonferencat, autorizimet në çast të kartave të kreditit, lidhjet mes bankave dhe televizionet kabllore, të gjithë varen prej këtyre satelitëve.
Ushtria e SHBA mbështetet fort tek satelitët e komunikimit dhe mbikëqyrjes, për pothuaj gjithë aktivitetet e saj, që nga monitorimi i armëve të Koresë së Veriut, deri tek koordinimi i trupave në terren.
Satelitët vijnë vazhdimisht vërdallë Tokës për të pikasur sulme kundër SHBA, duke kërkuar për sinjale lëshimi raketash.
“Hapësira është themelore për mënyrën tonë të të bërit luftë”, thotë Gjenerali John Raymond, komandant i Komandës Hapësinore të Forcës Ajrore. “Dhe është themelore për mënyrën tonë të jetesës”.
Si do të dukej një luftë hapësinore?
Mund të merrte forma të ndryshme. Programuesit mund të futeshin si hackera në satelitë, për t’i shpërbërë apo komanduar. Lazera në tokë mund të përdoren për të çorientuar apo verbuar sensorët e satelitëve, duke i bërë të pavlerë.
Në një sulm më agresiv, shtetet mund të përdorin forcën për të eliminuar satelitët e rivalëve, me raketa balistike ose duke përdorur satelitë sulmi kamikazë, që të përplasen me shënjestrat.
Rusët lëshuan një satelit në vitin 2014, që dukej se ishte në gjendje për manovra sulmi, gjë që alarmoi shërbimin amerikan të zbulimit.
Si po reagon SHBA?
Ushtria po ndërmerr hapa për të forcuar satelitët e vet përballë sulmeve. Ajo ka në plan të lëshojë satelitë që të shërbejnë si rezervë në rast se shkatërrohen sisteme kritike, si dhe të zhvillojë satelitë më të vegjël që do të jetë më e vështirë të shënjestrohen, si edhe satelitë mbrojtës, në gjendje që të dallojnë apo pengojnë rreziqet.
Sigurisht, shumë prej detajeve janë të klasifikuara. Në mars, presidenti Trump bëri thirrje për krijimin e një dege të re të ushtrisë, që do i dedikohet luftës hapësinore.
“Hapësira është një vend ku luftohet, ashtu si toka, ajri dhe deti”, tha Trump. “Ne kemi Forcën Ajrore, do të kemi edhe Forcën Hapësinore”.
A e ka seriozisht Trump?
E vështirë të thuash, por ai nuk është i pari që e sugjeron. Ish Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, bëri thirrje për krijimin e trupave hapësinore në 2001, por ideja u la mënjanë pas sulmeve të 11 shtatorit, të cilët e zhvendosën fokusin e ushtrisë, në luftën ndaj terrorizmit në tokë.
Në këto momente, Komanda Hapësinore e Forcës Ajrore të SHBA është përgjegjëse për afro 90 për qind të operacioneve ushtarake amerikane në hapësirë, duke angazhuar 36000 njerëz në të gjithë botën.
Por ata që mbështesin forcën hapësinore argumentojnë se nuk i është dhënë prioritet.
Një forcë hapësinore njësoj si ajo tokësore do të legjitimonte hapësirën si një fushëbetejë jetike, ashtu sikurse krijimi i Forcës Ajrore të SHBA në 1947 ishte një pranim i rëndësisë së fuqisë ajrore. Por Pentagoni i kundërvihet idesë së krijimit të një tjetër burokracie.
A do të shpërthejë lufta?
Rregullat e luftës hapësinore janë kryesisht të pashkruara. Marrëveshja e Hapësirës e 1967 i ndalon shtetet që të vendosin armë të shkatërrimit në masë në hapësirë, por nuk ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse për lloje të tjera armësh, apo për të mbrojtur satelitët.
Në 2008, SHBA refuzoi një marrëveshje të dorëzuar në OKB nga Rusia dhe Kina, që do të ndalonte armët në hapësirë.
Kur BE parashtroi një propozim të ngjashëm në 2014, ai u mbështet nga SHBA, por Kina dhe Rusia e refuzuan.
Pasojat e një lufte totale në hapësirë do të ishin tragjike. Në një skenar, rrënojat e anijeve kozmike të shkatërruara mund të shkaktonin një reaksion zinxhir, që do të fshinte gjithë satelitët në orbitë, duke e mbushur Tokën me mbetje hapësinore, dhe duke e bërë hapësirën të papërdorshme për breza të tërë.
“Sfidat e një lufte në hapësirë nuk janë të kuptuara tërësisht”, thotë Todd Harrison, drejtor i Projektit të Sigurisë së hapësirës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Nuk kemi histori ku të mbështetemi”. /The Week – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova