Ndonëse mbi 15 muaj që kur u promovua ideja për ndërtimin e kampusit universitar për Universitetin Nënë Terezanë ish hapësirat e kazermës së Ilindenit, për gjatë gjithë kësaj periudhe deri më tani, në këto hapësira ku u pre shiriti nuk është lëvizur asnjë gurë. Për më tepër, përballë hapësirës ku do të jetë universiteti në të ardhmen, vendi është shndërruar në lokacion ku hedhen mbeturinat nga gërmimet, njofton Alsat-M.
Për të mos përfunduar me kaq, në ministrinë e Arsimit ka mbetur pezull shqyrtimi i projekti ideor. Nga ky dikaster thanë se përfundimin e analizës së projektit ideor dhe shpalljen e tenderit për ndërtimin e kampusit e ka zvarritur kriza politike. Se sa larg realizimit është objekti i Universitetit Nënë Tereza, tregon edhe fakti se ende nuk është paraparë një kosto për këtë projekt, edhe pse nga MASH thonë se kanë siguruar buxhetin.
“Po, MASH posedon buxhetin e vet të dedikuar për ndërtimin e objektit të Universitetit Nënë Tereza dhe ky është problemi më i vogël”, deklaroi për Alsat-M Safet Neziri, MASH.
Në mungesë të objektit, Universiteti Nënë Tereza është shtrirë në disa lokacione. Ish hapësirat e Gjykatës Kushtetuese, hapësirat e Qendrës Informative Kulturore, hapësirat e UEJL-së, ndërsa nga shtatori me katër laboratorë dhe një amfiteatër do të shtrihet edhe në hapësirat e shkollës fillore Kongresi i Manastirit në Çair ku për momentin funksionojnë programet e disperzuara të Universitetit të Tetovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare