Tetë ushtarë rusë të mobilizuar që u larguan nga linjat e frontit në Ukrainë dhe morën një taksi për t’i çuar ata 300 milje (rreth 480 kilometra) në shtëpi, tani po përballen me akuzat e dezertimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burrat, të cilët u rekrutuan në rajonin e Kaliningradit të Rusisë nën urdhrin e mobilizimit të pjesshëm të presidentit Vladimir Putin, përballen me deri në 15 vjet burg pasi u akuzuan për “dezertim në kohë lufte”.
Ushtari që organizoi arratisjen e tyre në dhjetor është rreshteri Yevgeny Kravchenko, i cili është arrestuar nga një gjykatë ushtarake e garnizonit, sipas gazetës ruse Kommersant.
Sipas dëshmive të tyre, burrat u mobilizuan më 24 shtator dhe u transferuan në një kamp fushor pranë fshatit Gladkovo në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.
Ata thanë se në vend që të merrnin trajnime për të luftuar në konflikt, komandantët i përdornin ata për të hapur gropa.
Ata gjithashtu pohuan se nuk ishin pajisur me uniforma cilësore apo ushqim të mjaftueshëm.
Grupi vendosi të ikte “për hir të shpëtimit të jetës dhe shëndetit të tyre” pasi u tha nga eprorët e tyre në fillim të dhjetorit se do të vendoseshin në vijën e parë të luftës.
Kështu, më 23 dhjetor, të mobilizuarit thuhet se blenë disa ushqime dhe veshje civile dhe morën dy taksi për t’i sjellë në rajonin Lipetsk të Rusisë, që ndodhet rreth 333 milje larg.
Ata e kaluan natën në Lipetsk përpara se të merrnin minibusët për në qytetin e Podolsk në rajonin e Moskës, ku vullnetarisht ia dorëzuan armët policisë lokale.
Ndryshe, ka pasur raporte të shumta të ushtarëve dhe oficerëve ushtarakë rusë që ikin nga beteja në Ukrainë gjatë muajve të fundit.
Në nëntor, një grup trupash ruse të patrajnuar, të cilët u hartuan pasi Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm në shtator, u larguan nga vija e frontit në Ukrainë dhe u fshehën në një pyll.
Dhe një tjetër ushtar i mobilizuar pohoi në nëntor se edhe oficerët ushtarakë rusë po ikin nga beteja në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania