Dhjetëra gropa janë hapur në Florida, duke bërë që tetë familje të braktisin shtëpitë e tyre, dhe kështu nga frika edhe fqinjët e tyre janë evakuuar si masë preventive.

Këto gropa filluan të shfaqen në Wynchase më 25 prill, dhe kanë filluar të shumohen gjatë ditëve tjera, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.


1 27

"Ato thjesht janë duke u shumuar", ka deklaruar Maren Pinder banor i zonës ku janë shfaqur gropat misterioze.

3 6

"A jemi të sigurt? Nuk e di, është shumë e frikshme. Ne i kemi bërë gati valixhet në rast se ndodh diçka, apo na bëjnë thirrje për evakuim", ka shtuar një qytetar tjetër i brengosur.

4 5

Videoja e publikuar më poshtë nga departamenti i zjarrfikësve, shfaq gropat misterioze të hapura të cilat thithin dheun dhe janë të mbushura me ujë.

5 5

Inxhinierët kanë larguar ujin nga gropat, dhe janë duke kryer teste të ndryshme për të zbuluar shkakun e hapjes së këtyre gropave. /Telegrafi/