Të mërkurën, Barcelona më në fund konfirmoi nënshkrimin me Wojciech Szczesnyn.   Portieri polak vjen si zëvendësuesi i Marc-Andre Ter Stegenit dhe ai do të konkurrojë me titullarin aktual Inaki Pena për t'u bërë numri një i Hansi Flick.  Szczesny është i vendosur të largojë Penën, por mund të mos jetë aq e thjeshtë.  

Screenshot 2024 10 03 223353Sipas MD, pozicioni i portierit do të përcaktohet fillimisht nga forma e Penas.


Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që Barcelona të mos ketë një titullar të caktuar për pjesën e mbetur të sezonit.  Ekziston një mundësi që Flick të zgjedhë të ndajë përgjegjësitë e portierit midis Pena dhe Szczesny.   Barcelona po konkurron në katër gara këtë sezon – La Liga, Liga e Kampionëve, Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës – dhe ka mundësi që dy portierët të përdoren në një kompeticion ose dy secili. 

Screenshot 2024 10 03 223438Mbetet për t'u parë se si Flick i qaset situatës. Tani për tani, ai është i lumtur me Penan si portierin e parë të Barcelonës , por Szczesny është i vendosur t'i komplikojë gjërat. /Telegrafi/

telegrafi sport app