Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka mirëpritur rikthimin e Xabi Alonsos në La Liga, teksa ai po përgatitet që të marrë drejtimin e Real Madridit. 

‘Los Blancos’ janë gati për një verë ndryshimesh, me Carlo Ancelottin që tashmë është larguar dhe ka marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. 


Alonso u konfirmua menjëherë si zëvendësuesi i tij dhe Kupa e Botës për Klube do të jetë testi i parë i spanjollit, para atij ndaj Flick. 

Flick ka fituar të gjitha përballjet ndaj Ancelottit në sezonin 2024/2025, me dy në La Liga, teksa dy të tjera në finalet e Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës. 

“Nuk është befasi (ta shohë atë në Madrid). E njoh atë. Kam biseduar me atë. E di filozofinë e tij dhe ne i kemi parë sukseset të cilat i ka arritur në Gjermani”. 

“Niveli i tij tek Bayer Leverkuseni ka qenë shumë i mirë. Ai e ka përmirësuar nivelin e shumë lojtarëve. Më pëlqen ta shohë atë këtu”. 

Miqësia e Flick ndaj Alonsos do të vihet në provë që nga fillimi i sezonit të ardhshëm. 

Meqenëse Barcelona nuk është pjesë e Kupës së Botës për Klube, nuk do të ketë përballje mes tyre në verë, përveç nëse bëhet një ndryshim në planet parasezonale. 

La Liga do të njoftojë kalendarin e saj të ndeshjeve në korrik, ndërsa sezoni i ri fillon në mes të gushtit./Telegrafi/

telegrafi sport app