Handikos Gjakovë: Kujdesi për personat me aftësi të kufizuara vazhdon edhe në terren

Në Handikos Gjakovë, përkujdesja për personat me aftësi të kufizuara nuk kufizohet vetëm brenda mureve të Qendrës.
Përveç shërbimeve të përditshme që ofrohen në Qendër, punëtorja sociale viziton rregullisht anëtarët në terren, duke u gjendur pranë tyre me përkushtim, mbështetje dhe kujdes të veçantë, përcjell Telegrafi.
Çdo vizitë është një kujtesë se përkujdesja e vërtetë nuk njeh kufij, duke u ofruar ndihmë aty ku ka nevojë, në çdo familje dhe në çdo shtëpi.
Ky aktivitet bëhet pjesë e projektit "Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale për personat me aftësi të kufizuara", i financuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjakovës dhe i implementuar nga Handikos Gjakovë, me qëllim ndërtimin e një komuniteti më të fortë, më gjithëpërfshirës dhe më të kujdesshëm për të gjithë. /Telegrafi/

















































