LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -4° partlycloudy_night

Hamza uron festën e Kurban Bajramit: Shumë mirësi dhe begati për të gjithë

Hamza uron festën e Kurban Bajramit: Shumë mirësi dhe begati për të gjithë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së u ka uruar besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit.

Hamza ka thënë se kjo festë që i bashkon familjet dhe miqtë nxjerrë në pah edhe vlerat e shoqërisë sonë, duke uruar mirësi e begati për të gjithë, shkruan Telegrafi.

“Solidarizohemi, përkujdesemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin, duke treguar bujari, fisnikëri dhe tolerancë, si vlera të përhapura mes nesh”, ka shkruar Hamza.


Ai ka thënë se duke i kultivuar këto vlera, krijojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë. /Telegrafi/