Hamza takohet me ambasadorin britanik në Kosovë, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror

Kryetari i Komuëns së Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilën ka biseduar për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vend.
Hamza këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Tutje ai ka shkruar se Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës.
“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë. Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































