LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes ekonomike

Hamza: Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes ekonomike

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza gjatë debatit parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 ka thënë se Qeveria nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes.

Sipas Hamzës, pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në vend.

“Pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike. Kemi një numër të madh të bizneseve që janë mbyllur dhe shumë punëtorë janë larguar nga vendet e punës. Borxh publik është rrit dhe shpenzimet kapitale janë ulur. Në planin qeveritar nuk është paraparë asnjë masë se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike. Shfrytëzojeni këtë seancë t’iu tregoni qytetarëve se a do t’i rrisin tatimet. Nëse nuk keni plan, atëherë zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Nëse filloni me këto masa, do të ishte një ndihmesë për qytetarët dhe bizneset. Siç e dini ky Ligj ka afat edhe gjashtë muaj”, tha Hamza, shkruan Telegrafi.


Ai shton se deri në rishikimin e buxhetit të Kosovës, organizatat buxhetore do të kenë vështirësi për funksionimin e tyre.

Kuvendi sot diskuton për situatën ekonomike në vend
Lexo po ashtu Kuvendi sot diskuton për situatën ekonomike në vend

“Se Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes shihet nga miratimi i vetëm një pako ekonomike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar pako prej 900 milionë euro, ashtu Shqipëria ka miratuar pako prej miliarda lekë dhe Mali i Zi ka miratuar pako prej mbi 1 miliard euro. Deri në rishikimin e buxhetit do të ketë vështirësi për organizatat buxhetore. Mbështetje shtesë prej 40 milionë euro për bizneset që kanë qenë të mbyllura gjatë pandemisë. Të mbështeten sektorët që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Gjithashtu, të rimbursohen gjobat e bizneseve që kanë qenë aktive gjatë pandemisë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori