LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Nuk po e rrëzojmë qeverinë pasi nuk i kemi numrat në Kuvend

Hamza: Nuk po e rrëzojmë qeverinë pasi nuk i kemi numrat në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për mundësitë ë rrëzimit të qeverisë.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK dhe opozita nuk i kanë numrat për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Kjo është punë matematike. Duhet t’i kemi 61 vota për ta rrëzuar qeverinë. Këta sot i patën 64 vota në Kuvend”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës thotë se iniciuesi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë është dashur të konsultohet edhe me PDK-në para se të kërkojë rrëzimin e qeverisë në Kuvend.

“Unë nuk kam probleme komunikimi me asnjë parti në Kuvend”.

Hamza thotë se kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend partia e tij e voton.

“Kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend, 24 deputetët e PDK-së japin votat për rrëzimin e qeverisë…Ne bashkë me Vetëvendosjen, Mimoza Kusarin dhe dy deputetët e minoriteteve i kemi 55 deputetë. Ku janë edhe deputetët tjerë që nevojiten për rrëzimin e qeverisë”, tha ndër të tjera Bedri Hamza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori