LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Sondazhet po ia huqin kudo në botë

Hamiti: Sondazhet po ia huqin kudo në botë

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, profesori i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, Muhamet Hamiti, përmes një shkrimi të postuar në profilin e tij në Facebook, thotë se sondazhet janë të pabesueshme, jo vetëm në Kosovë.

“Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të kenë fitues ose LDK-në ose PDK-në me partitë e partizat e lidhura me to. VV-ja mundet në rastin më të mirë të fitojë aq vende në Kuvend sa – duke iu bashkuar njërit apo tjetrit koalicion – të bëhet qeveri e Kosovës me shumicë mbi 61-deputetëshe shqiptare. Gara në mes të LDK-së dhe PDK-së është e ngushtë dhe assesi punë e kryer. Sondazhet e këtyre ditëve s’janë për t’u besuar për dy arsye. Së pari, duken ashiqare se anojnë nga porositësit e tyre, duke i dhënë avantazhe PDK-së dhe duke e fryrë VV-në. Së dyti, edhe po t’ishin bërë me qëllimin të jenë sa më objektive, vështirë t’i afrohen të vërtetës.”, thotë ai.


Sipas Hamitit, në trazimet politike që kanë ndodhur vitet e fundit në Evropë dhe në SHBA, sondazhet kanë humbur shumë kredibilitetin.

“Kujtoni huqjet e mëdha me rastin e zgjedhjeve nacionale dhe të referendumit për dalje nga BE-ja (Brexit) në Britani më 2015 dhe 2016. Shihni huqjen e sondazheve në SHBA, që parashihnin fitoren e Hillary Clintonit: Donald Trumpi u bë President. Vështirë të besohet se kompanitë për sondazhe në Kosovë të jenë më profesionale se ato në Britani e SHBA. Po ashtu, zor të mendohet se njerëzit në Kosovë deklarohen më besueshëm në këto anketa sesa njerëzit në të dyja vendet perëndimore me traditë të gjatë demokratike”, shkruan profesori i anglishtes.

Sipas tij, do të ishte me interes që fuqia e katërt pushtetore (mediat) në Kosovë të marrin qëndrim për formacionin që parapëlqejnë të fitojë kësaj radhe – përmes editorialeve e shkrimeve redaksionale. Si shembull ai merr të përditshmen “The Financial Times” dhe javoren “The Economist”.

“‘The Financial Times’ (FT) në një editorial të 31 majit përkujtonte se gazeta nuk ka besnikëri partiake, porse angazhohet për agjendë liberale: shtet (administratë) të vogël, tregti të lirë, tregje të lira dhe drejtësi sociale. Asnjëri nga të dy kandidatët për kryeministër në Britani, Theresa May e konservatorëve dhe Jeremy Corbyn i laburistëve, nuk qëndrojnë qindpërqind pas këtyre parimeve. Megjithatë, shkurt e shqip, FT-ja konsideron se z. Corbyn është alternativë më e keqe se znj. May. Në ndërkohë, revista “The Economist” në numrin e saj të sotëm (3 qershor), madje edhe përmes karikaturës politike në faqen e parë, qahet për mungesën e mesit në politikën aktuale britanike (“Britain’s missing middle” është titulli kryesor, që i mbivendoset editorialit)”, ka shkruar ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori