Në takimet e këtyre dy organeleve të LDK-së në Podujevë, përveç udhëheqësve të Degës së LDK-së në Podujevë, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i LDK-së, akademik Sabri Hamiti, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi dhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi.

Për aktivitetet dhe rezultatet e treguara të këtyre dy forumeve të LDK-së në Podujevë, të pranishmit në takime i kanë informuar kryetarët e këtyre forumeve znj. Mynavere Avdullahu (FG) dhe Fidan Rekaliu (FR LDK).


Nënkryetari I LDK-së , Sabri Hamiti vlerësoi lartë rolin dhe angazhimin e këtyre forumeve duke i ftuar që gjatë diskutimeve të japin idetë dhe vlerësimet e tyre për angazhimet në përgatijet për zgjedhjet nacionale.

Hamiti u shpreh i bindur se Llapi do të vazhdojë të mbetet bastion i fortë i LDK-së, duke e dëshmuar këtë me rritjen e votës në zgjedhjet nacionale.

Ndërsa Sekretari I Përgjithshëm I LDK-së Ismet Beqirri, i cilesoi Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë si shtyllat kryesore në fitoret e LDK-në zgjedhjet lokale.

Ai shprehu bindjen se me një angazhim më të fuqishëm "LDK do t’i fitojë zgjedhjet nacionale, ndërsa Kryeministër i Kosovës do të jetë Akademik Isa Mustafa", thuhet në njoftimin e LDK-së. /Telegrafi/