LAJMI I FUNDIT:

Hamburgu, ‘Venecia Veriore’ e Gjermanisë – porta drejt diversitetit kulturor

Hamburgu, ‘Venecia Veriore’ e Gjermanisë – porta drejt diversitetit kulturor

Nëse keni vendosur të vizitoni qytetet gjermane, do ta keni shumë të vështirë të vendosni në mes kryeqendrës së Gjermanisë – Berlinit – dhe portit më të madh detar të Evropës – Hamburgut. Shumë vizitorë thonë se ka shumë dallime në mes të Hamburgut dhe Berlinit, dhe nuk mund t’i duash të dyja. Më se e vërtetë! Të dyja kanë sharmin e tyre individual dhe ndonjëherë është shumë e vështirë të krahasohen.

A keni dëgjuar ndonjëherë për “Venecian Veriore”? Po, pra – është Hamburgu. Kanalet e shumta ujore dhe urat kanë bërë që ai të krahasohet me Venecian e lashtë, transmeton Telegrafi.


Vetëm 5 minuta pasi të keni parë bukuritë e Hamburgut do të fiksoheni: historia, bukuritë arkitekturore, kanalet ujore, ushqimi dhe jeta e natës do t’ju bëjnë për vete në sekondat e parë.

Është ndër metropolet më të mëdha të Evropës me një histori shumë të pasur. Këto janë vetëm disa nga karakteristikat që Hamburgu na rrëmben zemrën dhe shpirtin, dhe po, ka edhe shumë për t’u zbuluar.

Hamburgu është i pasur me ujëra rrjedhëse, përpos portit detar, në mes tre lumenjve, liqeneve të mëdha dhe kanaleve të pafundme Hamburgu është i ndërtuar i tëri mbi ujë, dhe ka shumë mënyra që mund t’i shijoni ata.

Bëni një shëtitje në lumin Elba, ose me anije mbi lumin Alster dhe kanalet e tij.

Lundroni në jaht ose merrni me qira biçikleta të ujit. Kështu, do ta shijoni qytetin në mënyrë më ndryshe.

Arkitektura e Hamburgut

Qyteti është i mbushur përplot perla arkitekturore, të vjetra dhe të reja. Ura të vjetra që qëndrojnë ngjitur me fasadat post-moderne nga xhami. Arti i jugendalizmit është prezent përgjatë strukturave të kanaleve ujore, që ngjasojnë me qytetin e Amsterdamit.

Rreshtat e depove të kuqe janë të lidhura me Speicherstadt, pjesë e qytetit e cila është e ndërtuar e tëra mbi ujë. Nëse ndiqni korridoret e vogla të pjesës së vjetër të qytetit do t’ju shpien deri te restorantet e veçanta të ndodhura mbi ujë përgjatë kanaleve. Kontourhausviertel dhe Speicherstadt janë dy zona të cilat kanë qenë të bombarduara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tani janë nën mbrojtje të organizatës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, UNESCO-së.

Arti dhe kultura në Hamburg

Nëse jeni duke kërkuar për rrugë të mbushura me art, pazare dhe atmosfera të ngjashme keni dy nga periferitë e njohura në Hamburg siç janë: Karolinenviertel dhe Wilhelmsburg, mirëpo, ndryshe nga Berlini, ato nuk janë të stërmbushura me turistë.

E kur vjen puna te jeta e natës, Hamburgu i bënë konkurrencë Londrës, Las Vegasit e madje edhe Berlinit. St. Pauli është pjesë e qytetit që jeni duke kërkuar – muzikë, klube nëntokësore dhe birra gjermane do t’i gjeni mu aty.

Ushqimi

Pozicioni i favorshëm në afërsi të lumenjve dhe detit ka bërë që menytë e restoranteve të Hamburgut të jenë të pasura me mish të freskët të peshkut. Harroni gjithçka që ka të bëjë me kuzhinën tradicionale gjermane dhe provoni ushqimet e Veriut të Gjermanisë. Provoni specialitetin frischbrotchen dhe specialitetet e tjera me mish peshku. Shoqëroni ato me birrë dhe patate lokale. /Telegrafi/

R.Q.

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori